Tregtia Online

Rate this item
(2 votes)

Tregtia online është bërë tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë së përditshme duke ndryshuar mënyrën tradicionale të të bërit biznes dhe duke rritur konkurrencën në treg. Nëse dëshironi të ndërtoni një në internet dhe të jeni konkurrent në treg ju duhet të bëheni pjesë e tregut online dhe ndiqni disa trende, sepse çdo ditë e më shumë kompanitë sjellin përmbajtje të re dhe unike, për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Në ditët e sotmë, klientët shpenzojnë kohën e tyre në internet për të kërkuar dhe blerë produkte e shërbime.

A jeni gati për të ndërtuar dhe rritur dyqanin tuaj në internet? Na lejoni t’ju ndihmojmë të keni sukses në tretinë online! Ne ndërtojmë dhe fuqizojmë faqe interneti tërheqëse dhe plotësisht funksionale për të zhvilluar tregtinë nëpërmjet fuqisë së interneti. Ne ju ofrojmë shumë zgjidhje për zhvillimin e tregtisë online si Magento, Woocommerce, Virtuemart, Shopify, Bigcommerce.

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të ndërtoni dyqanin tuaj online dhe për t’ju asituar me gjithçka që ju nevojitet për të rritur më tej biznesin tuaj. Ne ju ofrojmë zgjidhje të ndryshme për të angazhuar sa më shumë klientë dhe për të rritur shitjet tuaja. Zgjidhni një prej platformave më të mira të tregtisë online të listuara më poshtë dhe ne do të ndërtojmë dyqanin tuaj të pesonalizuar në internet.

Besoni tek ne dhe ne do të lehtësojmë procesin e shitjes dhe do të përmirësojmë përvojën e klientëve tuaj duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre. Shërbimi ndaj klientit duhet të ofrohet gjatë gjithë kohës: para, përgjatë dhe pas porosisë së tij.

a. Magento

Magento është një nga platformat më popullore të tregtisë online në botë dhe shumë njerëz kanë besuar në fuqinë dhe fleksibilitetin e saj.

Ju vetëm zgjidhni Magento-n dhe ne do të krijojmë tuaj dyqanin tuaj të të personalizuar online. Ne do të ndërtojmë faqen tuaj te internetit dhe zgjerojmë biznesin tuaj për të krijuar një eksperiencë blerjeje unike dhe të diferencuar. Magento mund të përshtatet shpejt me ndryshimet dhe mund të plotësojë të gjitha kërkesat tuaja.

Magento ofron shumë mjete për të zgjeruar karakteristikat e dyqanit tuaj në çdo mënyrë që ju dëshironi të tërhiqni klientët tuaj.

b. WooCommerce

Woocommerce është zgjedhja e duhur për faqet e internetit të ndërtuara në WordPress me qëllim tregtinë online.

Kjo platformë ka të gjitha tiparet dhe ofron të gjitha mjetet për një dyqan profesional me kartën e blerjeve, metodat e transportit, mundësitë e pagesës dhe kërkesat tatimore. Kombinimi i WordPress dhe WooCommerce e bën WooCommerce një mjet unik dhe i fuqishëm për të ndërtuar një dyqan në internet dhe për të rritur biznesin tuaj çdo ditë.

Read 16148 times

1 comment

Login to post comments
FaLang translation system by Faboba